Dosja e grabitjes/ Pastruesja: 500 mijë eurot që u gjetën në banesën time ia kam marrë Alda Klosit. E urreja!

Dosja e grabitjes/ Pastruesja: 500 mijë eurot që u gjetën në

Rozeta Dobi pastruesja që u arrestua për vjedhjen e 500 mijë euro doli sot para gjykatës së Tiranës së bashku me djalin për vlerësim të masës së sigurisë

Vjedhja në banesën Alda Klosit, ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, në kohën kur  ai mbante postin e zëvendëskryeministrit, njëherësh këshilltare në kryeministri rezulton të ketë ndodhur më 15 dhjetor 2022.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i Ora News, Elton Qyno vjedhjen e banesës ku punonte e kishte kryer pasi kishte urrejtje për punëdhënësen e tij, Alda Klosi, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosje.

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kosovarëve, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.

"Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. 1 është marrë deklarimi te dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e "Kosovarve" e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Ne date 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se cfare ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasaforte e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë keto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.

I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e "Kosovarëve" pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion. Pasi kanë vajtur në Rrugën e "Kosovarëve" ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dale mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parashë me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e "Kosovarëve" tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD", thuhet ne dosjen hetimore e Prokurorise se Tiranes.

EMISIONET