Deklarata në SPAK për Gërdecin, Gjokutaj: Çështja e gjykuar, firmës së Aldo Bumçit i është bërë ekspertimi
Ditën e sotme është thirrur ish ministi Fatmir Mejdiu dhe Aldo Bumçi si dhe është thirrur për tu pyetur djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Avokati Genc Gjokutaj në jë intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se "Edhe çështja e Gërdecit është një çështje e gjykuar, është një rast gati i pamundur për tu shikuar përveçse në rast të ekzistencës së provave".
Genc Gjokutaj: Edhe çështja e Gërdecit është një çështje e gjykuar, është një rast gati i pamundur për tu shikuar përveçse në rast të ekzistencës së provave. Prokuroria e di që Aldo Bumçi nuk e ka nënshkruar është bërë me ekspertim grafik nënshkrimi, është bërë nga një zv. Ministër i asaj kohe. Por nuk përbën provë lidhur me atë që ka ndodhur në Gërdec. Nëse hetimi i parë ka lënë element të paezauruar nuk ka gjë të keqe të kryhet por një provë menjëherë pas ngjarjes nuk mund të hedhë dritë pas 15 vjetëve.
Pas dëshmisë që dha para prokurorëve të SPAK, Shkëlzen Berisha ka treguar detaje nga seanca për çështjen ‘Gërdeci’. Ai tha për mediat se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

