"21 janari", Gjokutaj: Çështja e pazbardhur për 2 vrasje, kallzimi propagandë politike

Avokati Genc Gjokutaj në jë intervistë për Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi foli lidhur me audiopërgjimin e dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha në Prokurorinë e Tiranës  për të cilin pretendohet se përbën provë për ngjarjen e 21 janarit.

Sipas Gjokutajt, kallëzimi është "i depozituar por i pambështetur".

Sipas avokatit "Prova duhet marrë në korrelacion me kallëzimine dorëzuar nga ministri i drejtësisë në SPAK".

Genc Gjokutaj: Prova duhet marrë në korrelacion me kallëzimine dorëzuar nga ministri i drejtësisë në SPAK. Them që ky kallëzim është depozituar por është i pambështetur në prova që vënë në lëvizje atë mekanizëm të ngjarjes. Çështja e 21 janarit është hetuar në mënyrë intensive. Ka dy pista çështja e personave të dënuar nga garda dhe në bazë të kodit të proceduarës penale rishikimi i vendimit mund të hapet vetëm në bazë të ligjit. Ajo që është hetuar por nuk është arritur të konkludohet lidhja e autorit me viktimën është vrasja e hekuran Dedës dhe Aleks Nikajt. I ndjeri ka marrë një predhë në kokë që ka hyrë dhe ka dalë ndaj nuk mudn të konkludohet mbi lloi e predhës, armën që e ka qitur dhe personin që e ka pasur armën në momentin e zjarrit.

"Autopsia është bërë në Turqi. Ajo që del nga ekspertiza është se predha e gjetur në kokën e Aleks Nikaj është armë që nuk është gjetur në gardën e republikës. Për këta të dy, çështja ka mbetur e pazbardhur. Prova e vetme e servirur në media njerëzit që e kanë bërë kallzimine kanë të qartë se ai audiopërgjim, kallzimi nuk ka qëllim zbulimin e së vërtetës por propagandë politike."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET