“Gërdeci”, Shkëlzen Berisha flet për dëshminë në SPAK: Prokuroria të flasë për kaligrafinë e faksit, unë s’kam lidhje

Pas dëshmisë që dha para prokurorëve të SPAK, Shkëlzen Berisha ka treguar detaje nga seanca për çështjen ‘Gërdeci’. Ai tha për mediat se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.

“Më bën përshtypje fakti që e njëjta ccështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh.

Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.

Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim, sepse në origjinalin e faksit nuk ekziston”, u shpreh Shkëlzen Berisha.

Po ashtu Berisha sqaroi dhe rolin e tij me ministrin e Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu

“Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të. Çështja sipas mendimit tim është politizuar”, u shpreh Shkëlzen Berisha, duke e përfunduar se nuk kishte asnjë frikë nga ky hetim.

spak shkëlzen berisha gërdeci fatmir mediu

EMISIONET