Dako lihet në burg, avokati: Veprim i ngutur, vepra penale ka 12 vite, do ta ankimojmë vendimin

Pas vendimit për ta lënë në burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako ka folur për gazetarët edhe avokati i tij Petrit Ismaili.

Ai tha se vendimi për ta lënë në burg Dakon është i papërshtatshëm dhe nuk plotësohen kushtet dhe duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Avokati: Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë.

Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike. Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë.

EMISIONET