Gjykata lë në burg ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, lehtësohet masa për ish-zyrtarët e tjerë

Është lënë në fuqi masa e sigurisë arrest me burg për ish-kryebashkiakun socialistë të Durrësit, Vangjush Dako.

Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, përfundoi pas 5 orësh ndërsa trupa gjykuese u tërheq për vendimin. Mësohet se Dako kërkoi lirim përmes garancisë pasurore.

Burg ka dhënë GJKKO edhe për biznesmenin Fiqiri Farruku. Ndryshohet masa për Adrian Bulku nga arrest me burg në arrest shtepie. Ndërkohë për Diana Dedjan, gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje”. Të dy këta ish zyrtare te Bashkisë së Durrësit.

Sakaq GJKKO ka lënë në burg Andand Toçila ndërsa në arrest shtëpie Meri Semini dhe Ferzilet Hajdari. Për këtë të fundit SPAK kishte kërkuar arrest me burg.

Dako, shpallur non-rata nga SHBA, i ka kundërshtuar akuzat përmes avokatit të tij. 

SPAK në kuadër të hetimit të bërë mbi bazën e një kallëzimi të disa banorëve të një pallati të shembur nga tërmeti i 2019-ës, ka lëshuar 7 urdhër-arreste.

EMISIONET