Caka: Mos u dorëzoni në pengesën e parë, marrëdhëniet kërkojnë komunikim

Gjatë një interviste në emisionin “Epiqendër”, moderuar nga Sonila Musai, psikologia Loreta Caka komentoi raportin e fundit të INSTAT, i cili tregon rënie të numrit të martesave dhe rritje të divorceve në Shqipëri.

Caka tha se një pjesë e arsyeve lidhet me pritshmëritë e larta dhe dorëzimin e shpejtë të çifteve përballë vështirësive.

“Të mos dorëzohen me pengesën e parë që u del përpara, sepse marrëdhëniet nuk janë perfekte.

Me mirëkuptim dhe komunikim të shëndetshëm, një marrëdhënie mund të bëhet e përkryer,” u shpreh psikologia.

 

EMISIONET