Butrinti në Kushtetuese, Sazan Guri provon sërish për të shfuqizuar ligjin e menaxhimit

Sazan Guri ka tentuar sërish në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar ligjin mbi menaxhimin e parkut të Butrintit. Me argumentin se është pasuri kombëtare dhe që prek të gjithë shqiptarët, ai ka paralajmëruar ankimim në Strasburg nëse dosja nuk shqyrtohet.

Në Gjykatën Kushtetuese është dërguar dhe një tjetër kërkesë për shfuqizimin e ligjit të Butrintit.

Dosja është paraqitur prej aktvistit Sazan Guri, i cili shprehet se dhënia me menaxhim të parkut prek të gjithë shqiptarët.

"Kjo Akademi u kthye nga Gjykata Kushtetuese, një anëtar i vetëm i saj, ku argumentohej se ne nuk plotësonim kushtin arsye personale, që gjoja sikur Akademia nuk i prekej interesi. Interesi i Akademisë Rrënjët Tona është interes kombëtar. Në këto kushte dhe rrethana kemi të drejtën legjitime që të argumentojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe i bëjmë thirrje që mos ta gjykojë me 1, 2,3 pjesëtarë të grupit të 9 gjyqtarëve të Gjykatës por si grup i madh, i tërë."

Por nëse sërisht nuk gjen mbështetje, ai deklaron se do ti drejtohet organizmave ndërkombëtare.

"Çështja "Butrint" vazhdon jo thjesht me mendje dhe zemra por vazhdon për fatin se ne duam të paraqitemi te kjo Gjykatë Kushtetuese për të kaluar hapa të tjerë deri në Gjykatën e Strasburgut."

Në 23 maj të vitit të shkuar, Kuvendi miratoi me shumicë votash ligjin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Kjo u kundërshtua dhe nga deputetët e opozitës me argumentin se ishte antikushtetues dhe i hapte rrugën mundësive të abuzimit nga persona privatë.

gjykata kushtetuese koncesioni i butrintit sazan guri

EMISIONET