Butrinti me koncesion, maxhoranca miraton projektligjin për marrëveshjen e administrimit të Parkut Kombëtar

Butrinti me koncesion, maxhoranca miraton projektligjin për

Me votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi mbrëmjen e sotme pas një seance maratonë projektligjin për marrëveshjen e administrimit të Parkut Kombëtar të  Butrintit.

Marrëveshja u miratua me 75 vota pro dhe 1 abstenim.

Projektligji u shoqëruar me debate të forta në Kuvend. Shumica në parlament e mbrojti marrëveshjen.  

Sipas Ministres së Kulturës Elva Margariti ai siguron shtimin e shërbimeve në park.

Po ashtu sipas ministres, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje arrihet optimizimi i të ardhurave që gjeneron Butrinti.

Ndërkohë i vetmi deputet në radhët e mazhorancës që ka kritikuar marrëveshjen ka qenë ai që së fundmi ka marrë mandatin, Pandeli Majko.

Në fjalën e tij Majko thotë se plani i menaxhimit nga ndërkombëtarët është bazuar në marrëveshjen e 2002 ndërsa marrëveshja që qeveria propozon është e mbështetur tek një vendim i marrë para dy muajsh, i cili sipas Majkos ndryshon kufijtë e disa zonave në park.

Ndërkohë opozita akuzoi mazhorancën mbi modelin e dhënies me koncesion të kësaj zone historike.

EMISIONET