Braktisja e fëmijëve në Durrës/ Koçibellinj: Lënia e minorenëve vetëm mund të shkaktojë tragjedi, duhet të kërkohet ndihmë
Rasti i tre fëmijëve të lënë vetëm në Durrës ka ndezur një debat të gjerë publik në Shqipëri mbi përgjegjësinë prindërore dhe sigurinë e fëmijëve minorenë.
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte sociologia Suela Koçibellinj, e cila theksoi rrezikun e neglizhencës dhe rëndësinë e kërkimit të ndihmës nga prindërit.
" 3 fëmijë që rrijnë vetëm në shtëpi, 3 fëmijë që janë minoren dhe mbi të gjitha arsyet prindërit shqiptar duhet të kuptojnë që janë të rrezikshëm nëse i lëmë vetëm.
Në këtë pikë, sado vështirë të jemi duhet të kërkojmë ndihmë. Nuk është turp të kërkosh ndihmë. Kemi nevojë të mësojmë të kërkojmë ndihmë edhe si prindër kur bëhet fjalë për fëmijë minoren sepse pastaj ndodhemi përpara kësaj situate e cila në këndvështrimin tim është minimumi ajo që kemi parë, sepse ndodh që fëmijët ti vënë dhe flakët shtëpisë.
Kemi pasur raste, që një fëmijë i vetëm në shtëpi i vë flakën shtëpisë për 1 sekond. Unë e kuptoj që një prind është në vështirësi, por jo ta tolerojë në një gjë të tillë. Kur bëhet fjalë për fëmijë ne nuk mund të jemi neglizhent", u shpreh Koçibellinj.

