BOOM - Rruga "Hoxha Tahsin" në qendër të Tiranës me gropa, banorët: Bashkia na ka harruar!
Rruga "Hoxha Tahsin është një rrugë kryesore në kryeqytet, në qendër të Tiranës , e cila zë fill nga “Pazari i Ri”.
Por edhe pse është një aks ëndësishëm në kryeqytet dhe i aksesueshëm nga të gjithë shfaq problematika të shumta.
Rruga ka gropa dhe vende-vende e shtruar vetëm në një zonë të caktuar , duke vazhduar prapë me gropa.
"Rruga ka shumë probleme. Këta i çojnë lekët ku të duan vetë."
"Shih e shkruaj. E kanë bërë rrugën pjesë-pjesë, e arnojnë përditë."
Kjo rrugë nuk është parë e arsyeshme të jetë e shtruar edhe pse është në qendër të Tiranës.
Pyesim edhe biznese të zonës në rrugë, ku shprehin shqetësim pasi kalojnë çdo ditë me mjete.
"Nuk janë bërë investime. Shikojeni gropën. Është andrra-andrra dhe ne disa vende ka deformime të asfaltit."
"Rruga kryesor epo degradon dhe pusetat bien poshtë. Është shumë problematike se unë jam banor i zonës."
"Kjo është pothuajse në qendër të Tiranës, por trajtohet si periferi. Çahet një tub i ujërave të zeza sot dhe rregullohet mot."
Ne rrugicat që dalin nga kjo rrugë, gjendja është e mjerueshme, ka plot gropa e puseta të hapura, dhe krijohen vështirësi për qytetarët që kalojnë me makina aty.
"Bashkia nuk ka marrë masa fare. Kam qysh në vitin 2000 dhe gjendja po njëlloj. Këtu ke frikë të kalosh kur ka shi se të bën makina... duhet të ndërrohesh sërish."
Banorë të një pallati në këtë rrugë ankohen se nuk është vënë dorë në këtë rrugë nga bashkia e Tiranës.
"Këtu zona e brendshme është shumë keq, e fusim gjithë zhavorrin në shtëpi, nuk ka kanalizime dhe puseta, duhet vënë dorë."



