Berisha shmang Escobarin por 'shigjeton' Kim: Unë si kryetar i PD respekt për çdo ambasador amerikan por s'pranoj Guvernator
Ish-kryeministri Sali Berisha e shmangu një konflikt verbal me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili paralajmëroi se PD do të ketë pasoja nëse ai zgjidhet kryetar i kësaj partie.
Berisha: Nëse unë zgjidhem në krye të PD orientimi properëndimor i Shqipërisë, pro-NATO dhe pro-BE do të njohë një konsolidim të paparë. Dëshmi ëshë fakti se ka qenë qeveria e PD që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe gjithçka është arritur në rrugën e integrimit europian ka qenë vepër e saj në terësi, nuk lëviz kurrë nga këto parime. Vetë kjo lëvizje kushdo lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe demokracive perëndimore. Vendimi i shpalljes së Sali Berishës non grata është vendim i bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Soros, një vendim pa asnjë bazë,vendim për të cilin pres një apolgji nga ata që e kanë marrë por kam hapur dhe një gjyq dhe ftoj DASH, agjencitë e SHBA dhe çdo vendi të lirë të Europës dhe botës, çdo dokument, provë, fakt që kanë për Sali Berishën ta depozitojnë në atë proces.
Por nuk u kursye me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai e bëri të qartë se siç edhe nuk ka pranuar, nuk do të pranojë kurrë Guvernator në Shqipëri.
Berisha: Sa i takon ambasadorit amerikan do jetë më i nderuari po nuk do pranohet kurrë dhe skam pranuar kurrë Guvernator. Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të një presidenti amerikan, Kosova është bërë e pavarur me ndihmën e dy presidentëve amerikanë për të mos thënë tre. Ata nuk kanë menduar dhe nuk mendojnë tu diktojnë shqiptarëve se kush duhet të hyjë në parlament dhe kush jo, nuk kanë menduar kurrë që përfaqësuesja e tyre të ftojë mediat dhe tu thotë që këtë duhet të censuroni dhe këtë jo, shkelje flagrante e Kushtetutës së SHBA. Do respektohet në shkallën maksimale siAambasador por nuk do pranohet kurrë si Guvernator, të merret nga mëngjesi në darkë me një sistem drejtësie që është në gjendje kastrofale. Merrini pak deklaratat për SPAK dhe stër-SPAK.
Çfarë është ajo? Merrni rezultatet. Mund të luftohet korrupsioni kur ditën e luftës kundër korrupsionit merren për garant të luftës kundër korrupsionit dy nga figurat më korruptuara të kombit shqiptar, nuk mund të ndodhë. Duke ruajtur një ekspert të palëkundur nuk mundet kurrsesi gjykatësi klasik për konflikt interesi kampion anti-korrupsioni, fyerje për gjithë shqiptarët.Do të thotë se mjafton që e pëlqej dhe unë e shpall kampion anti-korrupsioni. Këto nuk do pranohen. Sali Berisha do ti rikthejë edhe njëherë aty ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA dhe vendet perëndimore.


