Berisha nuk e mbështeti? Meta: Koordinohemi me PD-në, por PL dhe PD nuk janë e njëjta parti

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se protesta tek incineratori i Tiranës ishte më shumë simbolik.

Ai tha se PD ishte pranishme në atë protestë edhe pse jo Berisha, por shtoi se protesta nuk ishte për pjesëmarrje, dhe se opozita i koordinon veprimet e saj.

Meta: Protesta u bë një vend të caktuar dhe organizimi ishte simbolik, nuk ishte për pjesëmarrje se atje ka problem. Atje ishim për të paraqitur disa fakte për krimin. Ne i kemi bërë thirrje qytetarëve për të protestuar. Sa i takon frontit opozitar, të gjithë ata që janë në opozitë me Ramën e kanë për detyrë që të koordinojnë veprimet e tyre.

Kjo nuk do të thotë se PD-ja dhe Partia e Lirisë janë një dhe kanë të njëjtat agjenda. Ne do të koordinohemi të gjitha partitë e opozita. Vëmendja duhet të mbahet tek afera e incineratorëve. Fronti ishte simbolik dhe në emër të PD-së foli zoti Spaho.

EMISIONET