Yung Filly në bankën e të akuzuarve/ Pranon “kafshimet”, por mohon përdh*nimin

Reperi dhe ylli i YouTube-it, Yung Filly, emri i vërtetë i të cilit është Andres Felipe Valencia Barrientos, ka pranuar në gjykatë se ka kafshuar disa herë një grua, ndërsa po përballet me akuza për përdhunim në Australi.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2024 në Perth, pas një performance të tij në një klub nate. Barrientos ka mohuar se ka kryer përdhunim apo dhunë seksuale, duke këmbëngulur se marrëdhënia në hotel ka qenë me pëlqimin e të dy palëve.
Në dëshminë e tij, ai pranoi se e kishte kafshuar gruan disa herë, duke i përshkruar si “kafshime dashurie”. Ai gjithashtu tha se në klub vetëm i kishte vendosur dorën në bel dhe mohoi çdo sjellje të papërshtatshme.
Nga ana tjetër, gruaja ka deklaruar se reperi u bë i dhunshëm gjatë aktit seksual, duke e goditur, shtrënguar nga qafa dhe duke e detyruar pavarësisht kërkesave të saj për të ndaluar.
Në gjykatë janë paraqitur edhe fotografi të dëmtimeve të saj, ku shfaqeshin mavijosje dhe shenja kafshimi në fytyrë, qafë dhe gjoks.
Procesi gjyqësor ndaj Yung Filly vazhdon, ndërsa ai vijon të mohojë akuzat për përdhunim dhe dhunë fizike.


