Mick Jagger feston 83-vjetorin/ E fejuara 44 vite më e re e uron me një foto të rrallë familjare

Mick Jagger feston 83-vjetorin/ E fejuara 44 vite më e re e uron me

Mick Jagger ka festuar ditëlindjen e tij të 83-të, ndërsa urimi më i veçantë ka ardhur nga e fejuara e tij, Melanie Hamrick.

Ish-balerina 39-vjeçare ka publikuar në Instagram një fotografi të rrallë familjare, ku shfaqet së bashku me legjendën e muzikës rok dhe djalin e tyre nëntëvjeçar, Deveraux, gjatë një pushimi familjar.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Gëzuar për më shumë aventura, të qeshura dhe argëtim!”, ka shkruar Hamrick krahas fotos.

Mick Jagger dhe Melanie Hamrick janë njohur në vitin 2014, ndërsa në vitin 2016 u bënë prindër të djalit të tyre, Deveraux. Fejesa e tyre u konfirmua zyrtarisht në vitin 2025, edhe pse çifti kishte qenë i lidhur prej vitesh.

Vokalisti i grupit legjendar The Rolling Stones është baba i tetë fëmijëve nga lidhje të ndryshme. Aktualisht, Jagger dhe Hamrick jetojnë kryesisht në Francë.

EMISIONET