Mourinho synon ta kthejë Arda Gülerin në “Ozil të ri”/ Turku pritet të ketë rol kyç te Real Madridi

Mourinho synon ta kthejë Arda Gülerin në “Ozil të

Jose Mourinho raportohet se ka një plan të qartë për Arda Gülerin, duke synuar ta shndërrojë mesfushorin turk në një organizator kryesor të lojës, me një rol të ngjashëm me atë që kishte Mesut Ozil gjatë periudhës së tij te Real Madridi.

Sipas “Mundo Deportivo”, krahasimet mes Gülerit dhe Ozilit kanë nisur që prej transferimit të turkut nga Fenerbahçe në vitin 2023, për shkak të vizionit në lojë, pasimeve vendimtare dhe aftësisë për të krijuar raste për gol.

Raportohet se Mourinho e sheh Gülerin si lojtarin ideal për të marrë një rol kreativ në skuadër, duke e vendosur në qendër të organizimit të aksioneve sulmuese.

Një nga objektivat e trajnerit portugez është edhe shfrytëzimi i lidhjes së krijuar mes Gülerit dhe Kylian Mbappesë. Ideja është që mesfushori turk të shërbejë si furnizuesi kryesor i sulmuesit francez me pasime vendimtare, ashtu si Ozil dikur asistonte Cristiano Ronaldon.

Megjithëse Güler është aktivizuar në disa pozicione që prej transferimit te Real Madridi, Mourinho dëshiron t’i japë atij një rol më të qartë dhe të qëndrueshëm në formacion.

Faza përgatitore pritet të jetë vendimtare për të parë nëse 21-vjeçari mund të përshtatet me këtë rol dhe të bëhet një figurë kyçe e skuadrës madrilene.

EMISIONET