Beqiraj: Në 10 vite, PS në vend që të rilindte arsimin me reforma, në fakt ushqeu parëndësinë e tij në ekonomi

Ish.zv ministrja e Financave, Irena Beqiraj ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për testin e PISA-s dhe rezultat zhgënjyese të Shqipërisë në këtë test. Beqiraj u shpreh se PS në këto 10 vite në vend që ta rilindte arsimin me reforma, në fakt ka ushqyer parëndësinë e arsimit në ekonomi.

‘’Unë mendoj që rezultat e testit të Pisas janë të rëndësishme.

Përvecse jemi të parafundit në rajon, problemi tjetër është se jemi duke hallakatur veten nga reforma në reform dhe duke bërë ekperimente me atë që është thelbi i të ardhmes dhe i ekonomisë tonë.

Elementi tjetër që më shqetëson është sepse partia ku unë përkas, PS në këto 10 vjet në vend që ta rilindte këtë arsim me ato reforma në fakt ajo që ka ushqyer është parëndësia e arsimit në ekonomi.

Ne po e përdorim digjitalizimin por nuk mund të prodhojmë digjitalizim’’, tha ndër të tjera Beqiraj.

 

EMISIONET