Beqiraj: Studentët nuk dinë të shkruajnë as emrin, arsimi ka njohur vetëm përkeqësim
Ish.zv ministrja e Financave, Irena Beqiraj ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për testin e PISA-s dhe rezultat zhgënjyese të Shqipërisë në këtë test. Beqiraj u shpreh se nuk jep më mësim si pedagoge pasi studentët nuk dinë të shkruajnë as emrin.
‘’Studentët nuk dinë të shkruajnë as emrin. Mësimdhënia ka qenë profesioni që unë kam dashur më shumë. Të largohem nga mësimdhënia ka qenë për mua si të largohem nga dashuria.
Problemi është se cilësia e arsimit tonë ka ardhur është përkeqësuar. Edhe në 10 vite që drejtuan socialistët, arsimi ka njohur vetëm përkeqësim. Sot të kthehem në universitet ndjej dhimbje’’, tha ndër të tjera Beqiraj.