Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri, sipas standardeve të BE-së

Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri, sipas standardeve të

Ministri i Brendshëm, Taulan Balla u shpreh se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shqipëri po transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE.

Balla në takim me përfaqësues të linjës dhe të vendeve donatore në vendin tonë, informoi se bashkë me organizatat dhe vendet partnere, po diskutohet mbi planin e reformimit të këtij shërbimi.

“Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim”, u shpreh Balla.

“Na duhet të bëjmë gjithçka të mund ngremë edhe në Shqipëri modelet e suksesshme në Europë të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit”, deklaroi ministri.

EMISIONET