POGACAR, “MBRETI” I TOUR DE FRANCE/ Çiklisti slloven fiton për herë të 5 garën në Francë, futet mes legjendave

GARA TOUR DE FRANCE
Tadej Pogaçar ka fituar “Tour de France” për të pestën herë në karrierë, duke barazuar rekordin historik të garës. Slloveni 27-vjeçar u bë çiklisti më i ri që arrin këtë shifër, pas një tjetër edicioni të dominuar nga fillimi në fund. Në Paris, ai ngriti trofeun për të tretin vit radhazi.
GARA TOUR DE FRANCE
Tadej Pogaçar vazhdon të shkruajë historinë e çiklizmit botëror. Slloveni fitoi Tour de France 2026, duke ngritur për të pestën herë trofeun e garës më prestigjioze të këtij sporti dhe duke hyrë në elitën e çiklistëve me më shumë triumfe në histori.
Me këtë sukses, ai regjistroi edhe fitoren e tretë radhazi dhe të pestën në total në Tour de France, duke barazuar rekordin e disa legjendave. Pogaçar e preku këtë rekord në moshën 27 vjeçare, dhe ka mundësi që të garojë dhe të fitojë një tjetër garë.
Triumfet e tij në Tour de France kanë ardhur në vitet 2020, 2021, 2024, 2025 dhe 2026, një seri rezultatesh që e kanë shndërruar në një nga çiklistët më të mirë në histori.
Megjithatë, një nga momentet më të spikatura të këtij edicioni nuk lidhej me një tjetër fitore etape. Në etapën e famshme drejt Alpe d'Huez, Pogaçar vendosi të sakrifikonte mundësinë për një sukses personal për të ndihmuar shokun e skuadrës, Isaac del Toro, të siguronte vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.
Dy çiklistët kaluan vijën e finishit krah për krah, duke dhuruar një nga skenat më të bukura dhe më të komentuar të këtij Tour de France.
Pogaçar dominoi pothuajse gjatë gjithë edicionit të këtij viti, duke fituar pesë etapa, duke marrë fanellën e verdhë që në javën e parë dhe duke mos i lënë rivalët të rrezikonin seriozisht vendin e tij në krye të klasifikimit.Në ceremoninë përmbyllëse në Paris, pas Pogaçarit u renditën Remco Evenepoel në vendin e dytë dhe Isaac del Toro në të tretin.

