Avokati tregon gjendjen e emigrantëve shqiptar në Britaninë e Madhe

Naim Hasani avokat që jeton e punn prej vitesh në Britaninë e Madhe në një intervistë për Ora Neës foli ldhur me situatën e emigrantëve shqiptar në Britaninë e Madhe.

Hasani tha se ka pasur një rënie të madhe të numrit të emigrantëve që shkojnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britaninë e Madhe nga Shqipëria e ndikuar kjo dhe nga fushata e qeverisë.

Naim Hasani: Duke parë fushatën e qeverisë britanike për tu marrë me shqiptarët dhe për të frenuar sa më shumë të jetë e mundur emigrantët shqiptarë kemi parë një rënie të madhe të numrit të emigrantëve shqiptarë që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme. Dhe kushtet atmosferike nuk favorizojnë ardhjen me gomone. Është një retorikë e fortë kundër emigrantëve.

Sipas avokatit sa herë qeveria britanike është në vështirësi elektorale emigrantët përdoren "për të larguar vëmendjen nga situata".

Naim Hasani: Sa herë qeveria britanike është në vështirësi elektorale kush është element që mund të përdoret për të larguar vëmendjen nga situata në Britani përdoren emigrantët e paligjshëm për të kënaqur një pjesë të elektoratit. Qeveria po mendon masa ekstreme për të luftuar emigracionin e paligjshëm përfshirë dhe shqiptarët. Kryefjala mbeten shqiptarët.

Si ajnë trajtuar emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe?

Naim Hasani: Një propagandë të tillë në 25 vite ndaj emigrantëve shqiptarë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Për hir të së vërtetës qeveria dhe shteti britanik i kanë mbështetue shqiptarët dhe të gjithëve na kanë krijuar mundësinë të ecim përpara. Ajo që ndryshoi në rrjedhjen e ngjarjeve ishte ardhja e 13 mijë personave në mënyrë ilegale.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET