Arrestohet policja e forcës operacionale

Një oficere e sektorit të forcës operacionale në policinë e shtetit është arrestuar me akuzën e vjedhjes në Kosovë. Vojsava Doda sipas policisë, ka vjedhur një automjet në vendin fqinj dhe më pas e ka sjellë në Tiranë ku e përdorte rregullisht duke shmangur kontrollet me anë të përdorimit të dokumentit si punonjëse e policisë.

Një punonjëse e Policisë së Shtetit që shërbente pranë Grupit të Operacionales, është arrestuar nga kolegët e saj.

Vosjava Doda, që prej disa vite ka qenë pjesë e strukturave të policisë, rezulton se është përfshirë në vjedhje në disa qytete të Kosovës dhe së fundi ka kryer vjedhjen e një automjeti. Emri i punonjëses së policisë, është zbuluar nga policia e Kosovës.

Efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë bërë arrestimin e Vojsava Dodës, teksa kjo e fundit përdorte dhe në rrugët e Tiranës automjetin e vjedhur në Kosovë.

Mjetit i ishin hequr targat kosovare duke ju rivendosur targa Shqiptare të falsifikuara dhe më tej përdorej nga punonjësja e operacionales.

Automjeti i vjedhur përdorej nga punonjësja e policisë, ndërsa në momentin e arrestimit Vojsava ka qenë e shoqëruar me një person të afërm të saj, me inicialet E. Doda.

Sipas të dhënave, personat që ka bashkëpunuar punonjësja e policisë Vojsava Doda, prezantoheshin si strukturë e posaçme e Policisë së Shtetit, duke përdorur dhe mjetet e identifikimit dhe simbolet e policisë së shtetit.

Këtë teknikë dyshohet se ajo e ka përdorur dhe në hyrje të kufirit mes dy shteteve, duke u prezantuar si punonjës policie në pikën e kalimit kufitar në Muriqan.

Automjeti është sjellë në Tiranë dhe përdorej pikërisht nga punonjësja e policisë. Ndërsa pas koordinimit të informacionit mes dy policive është bërë dhe arrestimi i, Vojsava Dodës.

Pritet që në ditët në vijim, punonjësja e policisë të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë në gjykatë, përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës, i cili tashmë ka ngritur ndaj polices akuzën e “Vjedhjes” në bashkëpunim.

Ndërkohë ende nuk dihet me saktësi nëse Doda do të ekstradohet në drejtim të Kosovës, apo materialet hetimore kundër saj do transferohen në Shqipëri për procesin penal ndaj saj.

Arrestohet policja e forcës operacionale

EMISIONET