ÇARJA E ARGJINATURËS NË FERRAS/ Balluku: Të gjitha familjet janë evakuuar nga përmbytjet

ÇARJA E ARGJINATURËS NË FERRAS/ Balluku: Të gjitha

Të gjitha familjet e rrezikuara nga përmbytjet në fshatin Ferras janë evakuuar pas përplasjes së ujrave të lumit Vjosë me argjinaturën e Ferrasit.

Lajmi u konfirmua nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet në Ferras dhe po monitoron situatën nga afër.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, theksoi se prurjet e ujit në orët e fundit kanë qenë të tilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës, por kjo mbetet ende e qëndrueshme.

Ndërkohë, kryebashkiaku Subashi njoftoi se sipas matjeve të fundit në fshatin Kashisht, niveli i ujit ka rënë 15 cm brenda një ore, dhe pritet që kjo tendencë të reflektohet edhe në zonën e Ferrasit gjatë dy ose tri orëve të ardhshme.

Strukturat e emergjencës civile vijojnë monitorimin dhe marrjen e masave për sigurinë e banorëve.

EMISIONET