SITUATA JASHTË KONTROLLIT/ "TËRBOHET" VJOSA! Lumi del nga shtrati duke përfunduar në segmentin Levan-Vlorë, në fshatin Bishan

Një situatë e rrezikshme po ndodh në autostradën Levan–Vlorë, ku uji i lumit Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e fshatit Bishan, duke përmbytur segmentin rrugor dhe duke vështirësuar qarkullimin.

Autoritetet rrugore dhe strukturat e emergjencës janë në vendngjarje, duke devijuar trafikun dhe duke marrë masa për të siguruar kalimin e automjeteve.

Situata mbetet e vështirë dhe monitorohet nga afër nga strukturat përgjegjëse për emergjencat civile.

EMISIONET