Apeli i GJKKO-së lë në fuqi VENDIMIN: Ilir Selmani 28 vite burg për vr*sjen e Santiago Malkos

Gjykata e Apelit të Posaccëm ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi Santiago Malkon, i njohur si miku i Ervis Martinaj.
Selmani ka 1 muaj qe ka lene qeline per shkak te afateve duke u vendosur ne arrest shtepie, por me këtë vendim ai duhet te kthehet serisht ne qeli per të vuajtur denimin.Selmani ndyshe nga heret e tjera nuk i paraqit vete ne seance por ka pritur qee vendimin te nihet nga banesa e tij.
Në janar, Gjykata e Posaçme dha dënim edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin. I vetmi që mundi të marrë pafajësi ishte vëllai i Leonard Dukës, Elvis Duka, për të cilin SPAK nuk mundi të gjejë prova për implikimin e tij në atentat ndaj ish punonjesit te policise Santiago Malko.

