Ambasadori i Ukrainës për Ora News: Putini mendoi se na mund në 3 ditë, por Ukraina rezistoi fort
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov në intervistë për Ora News me gazetarin Isa Myzyraj u shpreh se Rusia ka menduar se mund ta pushtojë për 3 ditë Ukrainën.
Ai tha se Populli i Ukrainës për një vit ka bërë një rezistencë shumë të fortë dhe se sot është jam shumë krenar për popullin e ukrainas.
Shukrov: Në momentin që Putinin ka lajmëruar operacioni special nuk e ka menduar se çfarë është Ukraina dhe ka menduar se mund të pushtohemi në 3 ditë. Nga ana tjetër janë duke u shpenzuar shumë para që mund të shkonin për zhvillimin e vendit dhe popullit rus.
Populli i Ukrainës për një vit ka bërë një rezistencë shumë të fortë. Dhe sot jam shumë krenar për popullin e ukrainas dhe jam krenar që përfaqësoj presidentin dhe forcat e ukrainas që kanë luftuar kundër Rusisë.

