Lot e mall për Ukrainën, të zhvendosurit e sulmeve ruse: Do të rikthehemi në vendin tonë

Shqipëria, është bërë shtëpi  për dhjëtra e dhjetëra ukrainas që në një vit sulme nga Rusia janë detyruar të braktisin vendin. Me shpresën për tu rikthyer sa më parë në vendlindje, ata marshuan këtë të premte krah për krah me ata që i kanë mirëpritur.

Të përqafuar, në lot dhe shumë larg shtëpisë së tyre.

Kështu i gjeti ky 24 shkurt Vitën dhe djalin e saj 7-vjeçar.

Një vit nga nisja e luftës në vendin e tyre ,thonë se kanë mall për çfarë kanë lënë pas.

“Djali qan shumë këtu. Do që të shkojë në shtëpi. Në Shqipëri jeta është e bukur. Ka diell dhe është ngrohtë. Kemi gjetur mbështetje por nuk ka vend më të mirë për të qëndruar sesa shtëpia.”

Këtu në Shqipëri kanë vetëm njëri-tjetrin.

Pjesa tjetër e familjes së tyre është në Ukrainë.

“Erdhëm këtu në dhjetor për një periudhë të shkurtër. Në Ukrainë nuk kishim elektricitet dhe as ngrohje në shtëpitë tona. Do të kthehemi atje shumë shpejt.”

Ishin të shumtë ukrainasit që gjetën strehë në Shqipëri pas nisjes së luftës në vendin e tyre.

Ana dhe Maria kanë mbi 7 muaj që qëndrojnë në Tiranë.

"Jeta këtu është e sigurt. Në Ukrainë nuk mund të kthehemi sepse kemi fëmijë të vegjël dhe nuk është mirë për ta. Kemi merak për njerëzit tanë atje. Ata vazhdojnë të fshihen nën tokë. Është situatë e frikshme."

Kanë bindjen se Ukraina do ta fitojë këtë luftë. Gjithë çfarë duan është të rikthehen në shtëpi.

"Besoj fort se ne do të kthehemi në shtëpi së shpejti. Çdo ukrainas e di se ne do të fitojmë."

Përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës në Tiranë u përkujtua përmes një marshimi.

Ambasadori Volodymyr Shkurov tha Ukraina do të vijojë luftën për nderin dhe lirinë

"Ka jo vetëm një rritje por një vrull të reflekseve kafshërore por gjithashtu dhe një dëshirë në koshjencën e agresorëve për të shkatërruar dhe poshtëruar popullin tonë."

Ambasadoja e ShBA, Juri Kim tha sevrasjet masive të Rusisë nuk do të harrohen.

"Bota e di dhe ne e kemi parë raportet e torturave, rrëmbimet dhe vrasjet në masë nga Berlini."

Krimet u dënuan edhe nga diplomatja e Bashkimit Evropian.

Në një vit lufte shqiptarët kanë treguar solidaritet ndaj dramës së popullit ukrainas.

rusia luftë

EMISIONET