Gjendet arma e Valter Bamit, policia dyshon se është zhurmuse, do krahasohen gjurmët e barutit

Një armë zjarri pistoletë është sekuestruar në banesën e Valter Bamit pas nje aksioni policor. Nga kqyrja paraprake dyshohet se është pistolte revolver ku brenda saj janë gjetur 4 plumba.

Arma e gjetur është dërguar për eksperitizë ku do të krahasohen gjurmët e barutit, për të vendosur më pas hetimet për vrasjen e Ramazan Sinos.

Policia e Trianës ka sekuestruar një armë zjarri në banesën e Valter Bamit përsoni ky që vijon të qëndrojë në burg pasi dyshohet si autor i vrasjës së Ramazan Sinos në fshatin Larushk.

Burimet thanë se arma është gjetur në një vënd të fshehtë të cilën e ka treguar vetë i hetuari.

Paraprakisht ka rezultuar një pistolete revoler zhurmuese e cila mban 9 plumba.

Policia ka konstatuar se në të ishin 4 fishekë.

Pas sekuestrimit është dërguar për ekspertizë në laboratorin e policisë shkencorë për ta kqyruar nëse është përdoruru në ndonjë ngjarje dhe për ta përcaktuar saktësisht llojin.

Valter Bamit pas arrestimit i janë marrë disa mbetje baruti në dorën e djathtë për të cilën policia dyshohen se janë baruti.

Por një gje e tillë është mohuar nga vetë personi i dyshuar i cili ka pretenduar se janë krijuar nga arma me lëje që ka në banesë dhe që shpesh herë bën qitje.

Gjurma e gjetur në dorën e djathtë do të krahasohet me ato të pistoletës së sekuestruar. Përgjigja e eksperizës do të jëtë një prove e fortë për prokurorinë për ta saktësuar fatin e hetimeve për Valter Bamin.

EMISIONET