Aktivizohet një vatër zjarri në Fier, flakët po i afrohen banesave. Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 17:42

Një zjarr i përmasave te mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier duke djegur mbi 30 ha kullota dhe pemëtari.
I favorizuar nga era e fortë zjarri është përhapur ne disa vatra duke përfshirë edhe ullishte.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e vështirë pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.
Banoret kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.

