Aktiviteti sizmik s'ka të ndalur në Juglindje të vendit, ndihen sërish lëkundje tërmeti në Korçë

Aktiviteti sizmik s'ka të ndalur në Juglindje të vendit,

Sipas raportimeve të fundit nga të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave si dhe banorët në Juglindje të Shqipërisë, bëjnë me dije se tërmetet vazhdojnë të ndihen dhe të shtohen nga ora orës. 

Që prej mbrëmjes së djeshme, në Hoçisht dhe në Drenovë janë ndjerë lëkundje sizmike të magnitudës 2.1 dhe 2.3 ballë.


Ndërkaq, së fundmi lëkundjet sa vijnë dhe ndihen më të forta duke pasur dhe një rritje në  magnitudë.

Para 30 minutash janë regjistruar tërmete prej 3.2 dhe 3.1 ballë, në Hoçisht.

Fatmirësisht, nuk janë shkaktuar dëme materiale nga aktiviteti i fundit sizmik.

EMISIONET