Aksioni blic në burgun e Fierit/ Telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK. Dyshohet se i përket Azgan Mërnicës, vr*sësit të oficerit Novruz Cenalia

Aksioni blic në burgun e Fierit/ Telefoni që u gjet jashtë

Pas gjetjes së këtij telefoni që është hedhur nga qelia përgjatë kontrolleve blic të policisë së burgjeve, burime thanë se i është dërguar SPAK për këqyrje dhe ekspertizë.

Dyshohet se telefoni i përket Azgan Mërnicës dënuar nga apeli me 35 vjet burgim për akuzën e vrasjes së oficerit Novruz Cenalia në Fier.

Dënimi nga burg i përjetshëm i vrasësit të policit të Shqiponjave ka sjellë më herët edhe reagimin e ministrit të brendshëm, ndërsa pas kontrolleve blic ai ka mohuar qe telefoni të jetë i tij. Megjithatë agjencia AMSEVP në ministrinë e drejtësisë po heton për rastin dhe ka dyshime qe telefoni përdorej nga Mernica.

Për këtë shkak janë pyetur edhe forcat operacionale që kanë ushtruar kontrolle në sektorin 3, kati 2, Godina Paraburgim që nuk janë konstatuar sende të ndaluara.

Në shkresë thuhet se “nga kontrolli në brezin e butë nga brenda regjimit përballe vendrojës 4, poshtë godinës së Paraburgimit, janë gjetur 2 celularë ngjyre të zezë dhe 1 fishë karikimi ngjyrë e bardhë, pa autor”.

Jo zyrtarisht oficerët e bllokut të sigurisë kanë pohuar se aparati është hedhur nga qelia ku mbahet Mernica./TCH

 

EMISIONET