DUEL MBAPPE-HAALAND PËR KREUN/ Franca ndeshet me Norvegjinë, Spanja përballet me Uruguain

Franca luan ndaj Norvegjisë me synimin për të mbyllur grupin në krye. Spanja përballet me Uruguain në një duel direkt për vendin e parë, ndërsa Belgjika dhe Egjipti kërkojnë pikët e fundit për kualifikim në Grupin G.

DUEL MBAPPE-HAALAND PËR KREUN/ Franca ndeshet me Norvegjinë, Spanja

Botërori 2026 hyn në një tjetër ditë vendimtare, teksa do të zhvillohen ndeshjet e fundit në grupet G, H dhe I . Vëmendja është te përballja mes Francës dhe Norvegjisë. Të dyja skuadrat kanë siguruar tashmë kalimin në fazën me eliminim direkt, por sfida do të vendosë fituesin e grupit I, çka mund të ndikojë në një short më të favorshëm në raundin e 32 skuadrave.

Në këtë përballje do të ketë edhe një duel mes Mbape dhe Haland të cilët po luftojnë në distancë për këpucën e artë. Sfida do të luhet në orën 21:00. Paralelisht,  Senegali do të përballet me Irakun, me të dyja ekipet që kërkojnë pikët e para për ta mbyllur Botërorin me dinjitet, pasi nuk kanë më mundësi për të rivalizuar dy vendet e para.

Në Grupin H, situata mbetet më e hapur. Uruguai përballet me Spanjën në një duel që do përcaktojë kreun. Spanjollët

Në sfidën tjetër, Arabia Saudite luan ndaj Kepit të Gjelbër, ku kërkon rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.  Përballjet do të luhen në orën 2:00 të mëgjesit të së shtunës.

3 orë më pas është radha e Grupit G për të zbritur në fushë. Zelanda e Re ndeshet me Belgjiknë mdërsa Egjipti me Iranin. Në këtë grup gjithcka është e hapur dhe skuadrat që do të kalojnë më tej do të përcaktohen pas ndeshjeve të fundit në grup.

EMISIONET