Policia greke g*det grupin kr*minal që trafikonte lëndë narkotike në Mykonos, në krye të organizatës qendronte 37-vjeçari shqiptar

Policia greke g*det grupin kr*minal që trafikonte lëndë narkotike

Policia greke ka goditur një grup kriminal i cili trafikonte lëndë narkotike në ishullin e Mykonos, teksa mësohet se në qendër të organizatës qëndronte një 37-vjeçar shqiptar.

Sipas njoftimeve të Policisë greke, automjetet e kompanisë nuk përdoreshin vetëm për lëvizjen e anëtarëve të grupit por edhe për shpërndarjen e drogës, kryesisht në qytetin e Mykonos dhe në zonat me fluks të lartë të turistave.

Sipas burimeve paraprake, gjatë operacionit u bë arrestimi i pesë anëtarëve të organizatës, ndërsa hetimet bëjnë me dije se aktiviteti kriminal kishte nisur në mesin e muajit prill. Fitimet ilegale nga shitja e drogës arrinin një shifër prej 700 mijë euro.

Kontrollet nga policia greke u zhvilluan në banesa dhe ambiente të përdrura nga organizata kriminale në Pire, Perama dhe Mykonos në të cilin policia arriti të sekuestronte rreth 4.5 kilogramë kokainë, kokainë rozë, ketamine, kërpudha halucinogjene, kanabis dhe tableta me substanca farmaceutike.

Policia greke g*det grupin kr*minal që trafikonte lëndë narkotike

Sipas autoriteteve greke, 37-vjeçari shqiptar drejtonte të gjithë aktivitetin e organizatës. Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e vendeve të fshehjes së drogës, transportin, sigurimin e furnitorëve, ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe administrimin e një pjese të të ardhurave të paligjshme.

Një 38-vjeçar ishte zëvendësi i tij dhe luante rol në shpërndarjen e drogës, ruajtjen dhe menaxhimin e fitimeve, ndërsa një 39-vjeçar kujdesej për gjetjen e klientëve, magazinimin e lëndëve narkotike dhe ruajtjen e parave nga shitjet. Dy anëtarë të tjerë të grupit, një 25-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare, kishin role në ruajtjen, shpërndarjen e drogës dhe mbikëqyrjen e vendeve ku fshiheshin lëndët narkotike.

EMISIONET