Dalin notat e provimit të Matematikës, ja ku mund të shihni rezultatet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2026, 13:36

Janë shpallur rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026.
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin ju nënshtruan këtij provimi, më 16/06/2026, i treti në renditje, pas atij të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe.
Nga rezultatet e publikuara, shihet se 241 maturantë kanë dalë ekselentë me 10.00.
645 prej tyre kanë ngelur. Ndërsa, nota mesatare është 6.74.
Për të parë rezultatet e plota klikoni KËTU

