VIDEO/ Stuhi të fuqishme godasin Rumaninë, një viktimë dhe përmbytje në disa qytete

Një stuhi e fuqishme ka goditur kryeqytetin e Rumanisë, Bukureshtin, dhe rreth 20 qarqe të tjera të vendit, duke shkaktuar viktima, përmbytje dhe dëme të shumta në banesa, automjete dhe infrastrukturë.
Ngjarja ka sjellë një situatë të rënduar në disa zona, ku reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje, përfshirë edhe në pjesë të sistemit të metrosë së Bukureshtit.
Sipas autoriteteve të emergjencës, në kryeqytet janë regjistruar rreth 2,000 thirrje për ndihmë. Në disa qytete dhe fshatra të tjera, situata ka qenë po ashtu problematike, me dëmtime të shumta dhe ndërhyrje të shërbimeve të emergjencës.
Një person ka humbur jetën pasi një pemë është rrëzuar mbi automjetin e tij gjatë stuhisë.
Në disa qarqe, forcat zjarrfikëse dhe policia janë angazhuar për evakuimin e banorëve nga banesat e përmbytura dhe për menaxhimin e situatës në terren.
Stuhia ka ardhur pas një vale të fortë të nxehti që përfshiu vendin në ditët e mëparshme, ku temperaturat në disa zona kaluan 40 gradë Celsius, përpara ndryshimit të menjëhershëm të kushteve atmosferike.
Noapte de coșmar în România, cea mai gravă situație fiind în București: Furtunile au dărâmat mii de copaci copaci, peste 450 de mașini avariate și zeci de case au fost inundatehttps://t.co/dczLY3HGtj pic.twitter.com/3fjJl8ZVF0
— stiripesurse.ro (@stiripesurse_ro) July 1, 2026


