AKSIDENT SHKODËR-VELIPOJË/ Doli nga rruga pasi humbi drejtimin e mjetit, 57-vjeçari dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 20:53

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Velipojë.
Rreth orës 20:25, një automjet i drejtuar nga shtetasi H. C., 57 vjeç, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Si pasojë, 57-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

