Aksident në Fier, makina del nga rruga/ Lëndohet një i mitur

Aksident në Fier, makina del nga rruga/ Lëndohet një i mitur

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet tip "Ford" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga pa asnjë shkak të qartë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur një i mitur i cili është transportuar menjëherë ne Spitalin Rajonal të Fierit ku po i nënshtrohet një nderhyrjeje kirurgjikale.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mberritur menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet për ngjarjen po vazhdojne ende teksa gjendja shëndetësore e të miturit do të bëhët me dije pas përfundimit të ndërhyrjes mjekësore

EMISIONET