Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 16:28

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por pas përplasjes drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë shoqëruar personat e përfshirë në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe marrjen e veprimeve procedurale.

