Aksident në aksin Pogradec-Lin / Përplasen tre automjete, lëndohet një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 16:46

Një aksident me tre automjete është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, me lëndime të lehta.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

