EMRAT+PAMJE/ Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, 'Benzi' përplas për vd*kje 60-vjeçarin
Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat.
Një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT ka përplasur një 60-vjeçar këmbësor.
Ai u transportua me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen.
Raportohet se është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar.
Njoftimi:
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi Ergest Kasa., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Enver Pepa, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


