Akademikët kundër ligjit që i jep mandat të dytë Gjinushit

Akademiku Apolon Baçe shprehet kundër ndryshimit të ligjit për zgjedhjet e kryesisë së Akademisë së Shkencave. Ai thotë se duhej pyetur Asambleja për këto ndryshime. Por kryetari Skënder Gjinushi thotë se synimi nuk  është zgjedhja e kryesisë por anëtarët e jashtëm.

Ndryshimi i ligjit për zgjatjen e mandatit të kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit, ka ngjallur debate mes vetë akademikëve.

Apollon Baçe ngre shqetësimin e moskonsultimit me anëtarët e asamblesë së institucionit për këtë çështje.

"Projektligji nuk është konsultuar."

Përgjigja e Gjinushit për këtë çëshjte nuk ishte e qartë për Baçen,duke i shpjeguar se propozimi për ndryshim synon heqjen e kufizimeve për anëtarët e jashtëm.

"Qëllimi i projektligjit nuk është ky. Projektligji dhe ligji bazë e ka pasur dhe e ka përzgjedhjen."

I pyetur nga gazetarët, Gjinushi as e pohoi dhe as e mohoi rikandidimin e tij në krye të akademisë.

"Varet nga ligji, e dyta nuk kam në plan sot. Sot kam të mbyll, nësër është nesër."

Debatit të akademikëve iu bashkua edhe politika.

Nga oborri i Akademisë së Shkencave deputetja e PD Ina Zhupa, akuzoi se Gjinushi po mban një mandat të paligjshëm.

"Përveçse përmban mandatin sot në mënyra të paligjshme, ka porositur një ligj me porosi për të bërë të mundur të marrë një mandat tjetër."

Në konferencën për synimet e 2023, veç tre projekteve të mëdha albanologjike, synohet edhe financimi i kërkimeve shkencore nga ky institucion.

EMISIONET