Studiuesit e arkivave takohen në Manastir

Në datën 10 dhe 11 qershor të këtij viti në Manastir do të bëhen bashkë ekspertë dhe studiues të arkivave nga të gjitha trojet shqiptare.

Takohen e diskutojnë në konferencën e VII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Ardit Bido tha se temat e propozuara për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo të institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

"Qëllimi i konferencës është mundësimi i një pikëtakimi mes ekspertëve dhe studiuesve të arkivave të trojeve shqiptare dhe të arkivave të rajonit, të cilët mblidhen për të diskutuar periodikisht për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe për vizionin e punës së arkivave në realitet e sotme".

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ftoi studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe që të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe me propozime të larmishme.

"Disa prej titujve të sugjeruar në funksion të orientimit të të interesuarëve lidhur me fokusin kërkimor, janë: -  Crowd sourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara prej përdoruesit
-  Automatizimi i arkivave dhe etika
-  Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave
-  Risitë digitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit
-  Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin
-  Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve gjeografikë
-  Arkivat, përgjegjësia, aksesi në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
- Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
-  Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
-  Etika dhe arkivat
-  Ndryshimet klimaterike dhe arkivat
-  Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional
-  Turizmi dhe promovimi i arkivave".

Abstraktet e punimeve do të pranohen deri më datë 31 mars 2023 në shqip dhe në anglisht.

Studiuesit e arkivave takohen në Manastir

konferenca arkivat

EMISIONET