Agjentët e BKH-së dhe Policia “rrethojnë” Elbasanin, aksion blic për kapjen e Suel Çelës
Forca të shumta të policisë të asistuara nga agjentët e BKH kanë kryer një aksion paraditen e kësaj të marteje, për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela.
Forca e policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtiij të fundit për kontrolle.
Ende nuk dihet nëse Çela është gjetur apo arrestuar, pasi policia është e rezervuar në dhënien e informacionit.
Ndërkaq paralelisht, kontrolle në qytet po zhvillohen edhe në disa banesa të për Talo Ccelën, Dine Cami dhe Kamer Mehjas.
Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i perfshirë në ngjarje kriminale.
Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie.
Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.
Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.