Pesë burra abuzuan seksualisht 15-vjeçaren nga Mirdita, u shantazhua me video e dhunua për gati 5 muaj

Një histori tronditëse abuzimi seksual me një të mitur është zbuluar në Mirditë. 5 persona, mes të cilëve edhe minoren, janë arestuar me akuzën e abuzimit me një 15-vjeçare, të cilën e kanë shantazhuar me një video intime.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Mirditë, teksa një e mitur 15-vjeçare ka rënë pre e abuzimit seksual me dhunë nga 5 persona.

Sipas policisë specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar shtetasit, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj 17 vjeç, që të pestë banues në fshatin Tarash-Mirditë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë gjatë përiudhes janar-prill të këtij viti me një shtetase 15-vjeçare banuese në Rrëshen.

Sipas burimeve vajza dyshohet të ketë patur lidhje me njërin nga përsonat e arrestuar, i cili mendohet se i ka bërë video intime.

Në këtë situatë ajo është shantazhuar dhe nga frika e publikimit të videos ju është bindur kërkesës së 5 personave të cilët kanë kryer marrëdhie seksuale me të miturën në mënyrë të përsëritur.

Por përballë shantazheve dhe abuzimeve të vazhdueshme, e mitura ka vendosur që të bëjë denoncim në polici dhe blutë janë vënë menjëherë në lëvizje.

Brenda pak orësh është bërë arrestimit i 5 përsonave të cilët ishin shok me njëri-tjetrin dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave, vajza që ka rënë pre e abuzimit dhe familjarët e saj ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshem nga Shërbimi Social në Mirditë.

EMISIONET