A i mbyllen sytë krimit duke hequr kamerat? Eksperti: Situata jashtë kontrollit, krimi po dominon në vend
Është kthyer në shqetësuese gjetja e kamerave të krimit të organizuar në Shqipëri. Deri më tani në disa qytete të vendit përfshirë Shkodrën, Durrësin, Vlorën, Korçën e Pogradecin janë gjetur 153 kamera që kontrollonin çdo lëvizje të policisë. Në Durrës janë proceduar personat e parë për vendosjen e këtyre kamerave, ndërsa ato janë eksponentë të njohur të botës kriminale.
Lidhur me këtë çështje eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi, e vlerësoi situatën një donimin të krimit mbi shtetin.
“Policia i di ku janë kamerat, dhe kjo nuk ëhstë diçka e re. Por theksoi situata duket se ka dalë jashtë kontrollit Ky është dominim i krimit në lagje, rrugë, qytet, ku ata vihen në dijen për çdo hyrje apo dalje të çdokujt që lëviz.
Fakti që eksponentë të krimit arrijnë të monitorojnë përmes kamerave çdo lëvizje në një kohë me policinë, i bën ata të dominojnë në këtë kontroll mbi zonë.
Nuk është normale që të ndodhë një gjë e tillë. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndë, grupimi i sektorëve të shtetit në zona të tilla. Kjo nuk është se është një situatë që doli sot nga kontrolli, por sot vendosi shteti që të godasë.
Krimi shqiptar mendoj se nuk ka arritur ende në atë shkallë që ka njohur krimi me mafian, që është më i pjekur dhe i matur në veprime. Krimi shqiptar është i ri dhe si i tillë është më lehtësisht i luftueshëm.
Një fakt i tillë vërtetohet edhe nga mënyra se si i lajnë hesapet me njëri-tjetrin. Por mendoj se jemi në një fazë të tillë ku krimi i organizuar shqiptar po luftohet si nevojë edhe e partnerëve ndërkombëtarë.
Pamjet e servirura nga hakerat që sulmuan shtetin shqiptar gjatë kësaj periudhe kanë qenë dhe veprimtari brenda komisariateve të Policisë, pra edhe hakerimi i kamerave të shtetit nuk duket si diçka e vështirë”, theksoi eksperti Ergys Muzhaqi.