"8 vjet burg ish-shefit të policisë", Sokol Bode akuzohet se nuk veproi ndaj grupit të Habilajve

Ish-shefi i policisë së Dhërmiut Sokol Bode është dënuar me 8 vjet burg nga Apeli i Posaçëm për akuzën e mosveprimit ndaj ngarkesave me drogë të nisura nga Vlora drejt Italisë nga grupi i vëllezërve Habilaj. Zyrtari i policisë i cili akuzohej në kuadër të dosjes ndaj ish ministrit Saimir Tahiri, kishte kërkuar pafajësi, por apeli e rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi dënimin.

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi dënimin me 8 vjet burg për ish-shefin e Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode.

Ai kërkoi pafajësinë pafajësinë në shkallën e dytë, pasi u dënua me 12 vite burg të cilat iu konvertuan në 8 vjet heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Bode u akuzua fillimisht në dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, favorizim të trafikut të narkotikëve  fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK. Bode sipas prokurorisë kishte favorizuar dhe nuk kishte vepruar ndaj aktivitetit të trafikut të narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Anëtarët e kësaj organizate të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës për trafik të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Nisja e hetimeve për këtë çështje në Itali u bë shkak për hapjen e dosjes në Shqipëri që përfundoi me burgosjen e ish-ministrit Tahiri, i cili pas një procesi disa vjeçar u dënua me vendim të formës së prerë për “shpërdorim detyre”  me 3.4 vite burg.

Ndërkohë akuzat e SPAK ndaj Tahirit për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan si të paprovuara për tu klasifikuar vetëm si shpërdorim detyre në formën e mosveprimit.

Bashkë me Tahirin nga SPAK u ngritën akuza edhe për punonjësin e policisë Gjergji Kohila dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, por ky i fundit i dënuar gjithashtu vetëm për shpërdorim detyre.

"8 vjet burg ish-shefit të policisë", Sokol Bode akuzohet se

EMISIONET