Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata hap pamjet e kamerave të sigurisë, Ilir Selamanin e Elvis Gacajn s'ishin në sallë

Në procesin gjyqësor për Ilir Selamanin dhe Elvis Gacajn janë shfaqur pamjet e kamareve të sigurisë që kanë fiksuar momentin e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Gjatë seancës u shfaqën edhe pamje të dy të pandehurve, Selmani e Gacaj, që sipas SPAK, kanë lëvizur në zonë para dhe pas ekzektimit të Malkos.

Për këtë ngjarje pak kohë më parë u dënua me 25 vite burg Blendi Teta.

Pak ditë më parë gjykata ka nisur procesin në mungesë edhe për Leonard dhe Erlis Duka dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi që dyshohen si të përfshirë në organizimin dhe vrasjen e ish-policit Malko që njihej edhe si person i afërt me Ervis Martinajn.

Në seancën e së premtes ishin të pranishëm edhe familjarë të Santiago Malkos.

santiago malko elvis gacaj ilir selamani

EMISIONET