5 vite pas inagurimit, rruga e Qafshtamës drejt degradimit, banorët: të merren masa

Pesë vite pas asfaltimit, rruga drejt parkut të Qafshtamës është dëmtuar, ndërsa kalimi është i rrezikshëm jo vetëm nga shembjet e asfaltit, por edhe nga dherat e gurët që rrëshqasin si pasojë e mungesës së barrierave mbrojtëse. Drejtuesit e mjeteve thonë se edhe bora gjatë stinës së dimrit nuk pastrohet duke e bërë kalimin edhe më të vështirë.

Përveç terrenit të vështirë në të cilin shtrihet, shembja e asfaltit dhe rrëshqitjet e dherave, e kanë bërë edhe më të rrezikshme rrugën drejt parkut të Qafshtamës.

Një qytetar thotë se aksi drejt zonës së shpallur park, mund të kalohet vetëm me fuoristradë, pasi është në gjendje të degraduar.

 "Është e vështirë, diku dhe e rrezikshme. Ka kthesa, gropa, në shumë vende kishte rrëshkitur rruga. Është vështirë të kalojnë makinat e ulëta," tha një qytetar.

Drejtues të tjerë mjetesh thonë se lëvizja në këtë aks rrugor paraqet vështirësi, pasi rruga nuk është mirëmbajtur që prej kohës së ndërtimit.

 "Në këtë rrugë nuk është vën dorë, që kur u ndërtua, atëher, në kohën e Salës.

Ka vende të prishur, po mirë është," thonë qytetarët.

Drejtuesit e furgonave thonë se kalimi në ditët e dimrit bëhet më i vështirë nga bora, e cila nuk pastrohet nga autoritetet.

"Rruga është copë-copë. Nuk pyet askush. E kemi hapur me lopata, kur ra borë. Na thanë që do vijë borpastruse por s'bëhët fjalë... Ka rrëshqitje dherash, gurë, asfalti është prishur krejt," thanë ata.

Rruga Krujë-Qafshtamë, u asfaltua pesë vjet më parë, por dëmtimet janë të shumta në të gjithë aksin. Përveç dëmtimit të asfaltit dhe gropave me rrezik për qytetarët, janë edhe shembjet dhe rënia e gurëve si pasojë e mungesës së barrierave mbrojtëse.

5 vite pas inagurimit, rruga e Qafshtamës drejt degradimit, banorët:

5 vite pas inagurimit, rruga e Qafshtamës drejt degradimit, banorët:

5 vite pas inagurimit, rruga e Qafshtamës drejt degradimit, banorët:

qafshtamë krujë rrugë

EMISIONET