'30 qershori', Meta: Vendimin s’e kam të zbardhur, mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane

'30 qershori', Meta: Vendimin s’e kam të zbardhur, mbi

Gjykata Kushtetuese la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. 

Në lidhje me këtë, presidenti Ilir Meta është shprehur se vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e ka parë akoma pasi nuk ka dalë akoma, ndërsa paralajmëroi dërgimin e çështjet në Gjykatat Europiane. 

"Për zgjedhjet vendore kam aktualisht vetëm një qëndrim zyrtar, raportin e OSBE/ODIHR. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbardhur unë nuk e kam dhe nuk e ka askush. Kur të dalë vendimi atëherë unë do shpreh qëndrimin tim. Por mund t'ju them që mbi Gjykatën Kushtetuese ka Gjykata të tjera europiane", tha Meta.

Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.

 

EMISIONET