3 ditë protestë në Rrjoll të Velipojës/ Banorët në SPAK kërkojnë ndalimin e punimeve të resortit, i pranishëm Redi Muci dhe Partia 'Mundësia'

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojes, banorët e këtij fshati janë paraqitur në dyert e SPAK. Ata kërkojnë ndaljen e punimeve që bëhen për ndërtimin e një restoranti në pronësi të Bashkim Ulajt. Sipas banorëve, ky investim po kryhet në tokat e tyre të trashëguara.
Në protestë mori pjesë edhe Partia Mundësia dhe deputeti Redi Muci, duke mbështetur kërkesat e banorëve.
Kjo është hera e dytë që këta banorë paraqiten në SPAK. Kujtojmë se, më 25 mars të vitit të shkuar, ata depozituan edhe kallzim penal për firmën ndërtuese, si dhe për ato persona që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll.

